Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Greqi, në Argolida. Raportohet se një 78-vjeçar në fshatin Ververouda, pak para mesnatës ka njoftuar policinë se gruaja e tij kishte ndërruar jetë dhe më pas ka vendosur t’i japë fund edhe jetës së tij.
Sipas informacioneve të mediave fqinje e moshuara 75-vjeçare, e cila vuante nga sëmundja e alzheimerit dyshohet se humbi jetën nga duart e të shoqit, i cili e mbyti atë me litar.
Edhe pse banorët e zonës thonë se marrëdhënia e tyre ka qenë e mirë, burri vendosi ta vriste atë. Oficerët e policisë që mbërritën në shtëpinë e çiftit, fillimisht gjetën trupin e gruas dhe më pas autorin të varur.
Burime për mediat greke nga grupi hetimor bëjnë me dije se në vendin e tragjedisë u gjet një shënim, ku 78-vjeçari dyshohet se shpjegoi arsyet pse vendosi të merrte jetën e gruas së tij dhe më pas të bënte vetëvrasje.
Top Channel