
Rusia po shënon shifra rekord të viktimave si pasoje e Covid 19, ndërkohë që është rritur dhe numri i infektimeve të reja.
887 humbje jete janë shënuar këtë të hënë, shifra më e lartë që nga fillimi i pandemisë në vend.
Numri i rasteve të reja në 24 orët e fundit ka arritur në 24,522, shifra më e lartë prej muajit korrik, sipas task-forcës për menaxhimin e virusit.
Zëvendëskryeministrja që udhëheq task-forcën, Tatyana Golikova u shpreh se qeveria ruse nuk planifikon të vendosë një masë të re izolimi.
Rusia, vendi i pestë më i prekur në botë me koronaviurs, me mbi 7 milionë raste të infektimit, ka zbatuar vetëm një masë izolimi në fillim të pandemisë, në pranverë të vitit të kaluar.
Pavarësisht pse Rusia ka qenë ndër vendet e para në botë që ka nisur fushatën e vaksinimit, sondazhet tregojnë se rusët janë skeptikë për vaksinim, dhe shumë prej tyre thonë se nuk planifikojnë të imunizohen.
Top Channel