Rezultuan me COVID-19, autoritetet kineze vrasin mace shtëpiake

01/10/2021 03:13

Autoritetet në Kinën veriore vranë 3 mace shtëpiake, të cilat kohët e fundit ishin pozitive për COVID- 19, nga frika e transmetimit të mëtejshëm të virusit te banorët e tjerë, gjë që provokoi kritika të forta nga vendasit dhe ekspertët.

Zyrtarët në Kinë thanë se nuk kishte shërim për infeksionin viral te kafshët. Autoritetet gjithashtu thanë se macet e infektuara do të rrezikonin pronarin dhe banorët e tjerë të kompleksit të apartamenteve, sipas raporteve të mediave lokale.

Liu, një pronare e kafshëve shtëpiake, doli pozitive për koronavirus më 21 shtator, por la ushqim dhe ujë për macet e saj para se të izolohej. Menjëherë pas kësaj, macet u testuan ishin pozitive për virusin dy herë, duke i shtyrë autoritetet të ndërmarrin veprime.

Pavarësisht thirrjeve nga pronarët e kafshëve, ato u vranë, gjë që u komentua publikisht si një masë e ashpër dhe ekstreme nga autoritetet kineze për të shtypur përhapjen e sëmundjes.

“Unë e kundërshtoj me forcë këtë qasje! Sinqerisht, është një formë e papërpunuar, e thjeshtuar e qeverisjes, vetëm për të shmangur përgjegjësinë,” tha një përdorues i Weibo.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA