Australia njoftoi sot se do të rihapë kufijtë e saj ndërkombëtarë për qytetarët e vaksinuar plotësisht duke filluar nga muaji i ardhshëm.
“Ne do të jemi në gjendje t’i hapim përsëri kufijtë ndërkombëtarë dhe kjo do t’u mundësojë australianëve që janë plotësisht të vaksinuar, si dhe australianëve dhe banorëve të Australisë që janë jashtë shtetit, të cilët janë plotësisht të vaksinuar. Kjo do të ndodhë muajin tjet%r”, tha kryeministri Scott Morrison në një konferencë shtypi në kryeqytetin Canberra.
Australia që nga marsi i vitit të kaluar ka qenë një nga vendet në botë me kontrollet më të rrepta kufitare, madje duke ndaluar qytetarët e saj të largohen nga vendi.
Fillimisht, kufijtë do të hapen për shtetet që kanë përmbushur objektivat dhe kanë vaksinuar të paktën 80 për qind të popullatës së tyre, duke filluar me New South Wales, tha kryeministri.
Deri më tani, 28 milionë doza janë administruar në Australi, dhe 55 për qind e popullsisë së rritur mbi moshën 16 vjeç është vaksinuar.
Top Channel