Ministri i Shëndetësisë së Kosovës, Arben Vitia ka dhënë dorëheqjen nga posti ditën e sotme.
Ai shprehet se detyrën ia ka kaluar zv. ministres, zv/ministres Dafina Gexha.
Sipas tij, pandemia përveçse ekspozoi brishtësinë e sistemit të shëndetësisë, tregoi sa i rëndësishëm është shëndeti.
“Detyra e ministrit është me privilegj dhe përgjegjësi të madhe. Pata privilegjin t’i shërbej popullit që i përkas në një kohë të vështirë. U jam mirënjohës përjetë për besimin e marrë. Kjo përvojë e përbashkët na ka transformuar të gjithëve. Unë besoj fuqishëm se së bashku do ta kalojmë këtë test. Suksesi ynë do të varet nga disiplina. Sa më shumë qytetarë të vaksinuar, aq më shumë jetë të shpëtuara. Vaksinimi na ndihmon të rikthehemi në një normalitet të ri. Pavarësisht suksesit tonë në vaksinim duhet të vazhdojmë të zbatojmë masat. Për hir të jetës, fëmijëve, të moshuarve. Por veçanërisht për të gjithë ata burra, gra, vajza e djem që u ndanë nga ne në përpjekje për të përballuar këtë betejë. Edhe pse shkenca ka avancuar ky virus po i tregon njerëzimit të vjetrën që duhet të bëjmë kujdes si e trajtojmë natyrën.
Pandemia përveçse ekspozoi brishtësinë e sistemit të shëndetësisë na tregoi sa i rëndësishëm është shëndeti. Covid e shtoi rëndësinë e besimit dhe bashkëpunimit nga perspektiva ekonomike. Si ministër ka pritur çdo kritikë dhe këshillë. Të dashur qytetarë, më lejoni tju njoftoj edhe me një vendim që kam marrë në bashkërendim me kryeministrin Kurti. Sot po e përmbyll angazhimin tim. Në këtë detyrë në të cilën më pati ngarkuar kryeministri Kurti ndaj të cilit do të jem mirënjohës. Qytetarët treguan mirëkuptim kulturë dhe vetëdije të lartë duke mbrojtur së bashku shëndetin publik. Unë ja transferoj përgjegjësinë zv/ministres Dafina Gexha”, tha Vitia.
Top Channel