“Me ballkanasit s’kemi punë”/ Berisha në Shkodër: Procesi i Berlinit u krijua për të shuar këto zëra

01/10/2021 18:36

Sali Berisha vazhdon me turin e takimeve , kësaj radhe në Shkodër.

Ai foli se si në 8 vite opozita me në krye Bashën ka shkuar nga humbja në humbje.

“Unë vij këtu pasi Shkodra , përjetoi gjatë 8 viteve te narkoshtetit një diskriminim që asaj nuk ja ka bërë kurrë ndonjëher as një pushtues tjetër.
Po vija nga Tirana, 30 min për të kaluar 7 km grykë shishe, në atë kalojnë gjithë qarqet e veriut kalon Kosova.
Po ndalem në rekordet më të zeza të qeversië: sot regjimi i Ramës i katandisi shqiptarët në qytetarët me rrogat më të vogla në rajon.

Filluan të arrestoheshin qytetarët por fatura uji e dritash. Askund në botë s’ndodh kjo , u priten drita por jo burgu.
Pse në 8 vite Rama ndërtoi gjithësej 34 km autostradë , sepse 8 fishoi çmimin e punimeve publike, tenderat sekrete, ndërkohe borxhi është rritur ne mbi 80 përqind.

Shqipëria është shndërruar në delen e zezë të Ballkanit.

Tani për integrimin , për t’ju kundërvënë nismës së BERLINIT, të cilin Merkel e ndërmori me qëllimin më të mirë, se kishte dhe idera që me këta ballkanasit s’kemi punë, por kancelarja, për të larguar këtë ide krijoi këtë proces.

Kurse këta silleshin në mënyrën më të papërgjeshme duke krijuar mineshengenin e novi sadit me urdhër të Vuçiç.

Ndodhen të gjitha këto e megjithatë Rama nis mandatin e 3 sepse opozita kaloi në këto 8 vite nga dështimi në dështim, dhe përgjegjësia bie mbi PD fakti që Rama po nis mandatin e 3, nuk fitoi asnjë nisme PD në 8 vite përveç ligjit të dekriminalizimit.

Nga cila marrëveshje ka fituar PD këto 8 vite, nga asnjëra vetëm Rama ka fituar.

Po ua them hiqni dorë nga marrëveshjet pa u miratuar nga forumet e PD.

Kemi shkuar nga turpi në turp, nga disfat në disfatë.Tani jemi ne mandatin 3 të Ramës, tani Basha doli foli për masakrën zgjedhore, por zgjedhjet nuk i fitoi PD edhe pse Rama vodhi më shumë se kurrë”, tha Berisha.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA