EMA: Vaksina Jansen, e kompanisë Johnson & Johnson shkakton trombozë në disa raste

01/10/2021 14:56

Ditën e sotme, Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) njoftoi se  vaksina Janssen, e prodhuar nga një kompani belge, por me patentë të Johnson & Johnson, radhitet në vaksinat që shkaktojnë efekte anësore.

Mediat e huaja shkruajnë se ekziston një lidhje e mundshme midis rasteve të rralla të trombozës së venave venave, kështu që EMA kërkoi që këto gjendje të përfshiheshin në efektet anësore të vaksinës.

EMA gjithashtu rekomandoi që trombocitopenia imune (ITP), një çrregullim gjakderdhjeje i shkaktuar nga trupi, që sulmon gabimisht trombocitet, të shtohet në frekuencën e panjohur të efekteve anësore të përfshira në informacionin e produktit të vaksinës J&J dhe vaksinës Astrazeneca.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA