Çmimi i gazit natyror në Shqipëri është rritur duke shkuar nga 45 lekë në muajin korrik në rreth 70 lekë.

Kjo rritje tashmë po ndjehet edhe në xhepat e qytetarëve:

Unë bombolën që më para e mbushja me 5 mijë lekë plot, sot më duhen 10 mijë lekë, dyfishi”, thotë një qytetar.

Çmimi i gazit ka qenë 45 lekë, më pas shkoi 50, më pas 60 tani e kanë çuar 70 lekë dhe thonë që do rritet akoma. Më para e mbushja makinën plot me 17 mijë lekë tani më duhet një 26 mijë lekësh”, thotë një tjetër.

Kjo rritje e çmimit të gazit vjen në vazhdimësi së bashku me rritjen e ushqimeve të shportës, të bukës dhe të naftës. Duket se shkaku kryesor për rritjen e çmimit është tregu ndërkombëtar i cili po vuan një mungesë të gazit në treg.

Në Shqipëri gazi natyror është një burim i rëndësishëm për përdorimin vetjak te makinat, për gatimin dhe ngrohjen. Një studim i Bankës Evropiane për Zhvillim ka shpjeguar se rreth 30% e popullsisë e përdor këtë burim energjie në sektorin e shërbimit, rezidencial dhe atë industrial.

Në vitin 2020 konsumi u tha se shkoi 1.2 milionë metër kub gaz.
Ndërkohë, në të kaluarën thekson raporti Shqipëria ka pasur një sektor të rëndësishëm të gazit, por tashmë ky sektor pothuajse nuk ekziston. Prodhimi i gazit në Shqipëri ka rënë nga 1 bmk në vitin 1982 në 0.01 bmk në vitet e fundit, ndërsa vendi ynë ende nuk është lidhur me tubacionin e TAP dhe as projekti Jonian nuk ka përfunduar ende.

Në Shqipëri sipas të dhënave të DPSHTRR janë edhe rreth 43 mijë mjete me motorra benzinë të kombinuar me gaz në qarkullim, që përsëri do të goditen nga kjo rritje çmimesh.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA