Ish-kryeministri Sali Berisha nga Shkodra tha se Rama nisi mandatin e tretë sepse opozita në 8 vite kaloi nga dështimi në dështim.
Berisha theksoi se PD nuk qe e zonja të fitojë në asnjë nismë, përveç ligjit të dekriminalizimit në këto 8 vite.
“Unë këtu në emrin tuaj dua t’iu them zotërinjve, hiqni dorë nga marrëveshjet, pa miratim paraprak nga Këshilli Kombëtar i PD. PD ka forume politike, asnjë hap nuk mund të bëni. Nga marrëveshja në marrëveshje, kemi shkuar nga turpi në turp, nga disfata në disfatë.
Numëruam për herë të parë në historinë e vendit, mandatin e tretë të Edi Ramës.
Ish-kryetari i PD-së doli dhe foli për masakrën zgjedhore, personalisht ua them Edi Rama abuzoi me votën më shumë se 30 vite, por ua them prapë me bindjen më të thellë, zgjedhjet nuk i fitoi PD. Në darkën e 25 prillit, dolën sondazhe, çfarë tregonin, vetëm 19% e atyre që kishin votuar PD-në, kishin votuar Bashën. Ishim pa udhëheqje.
Të nesërmen më erdhi njeriu i tij më i afërt, më tha çfarë thua me këtë. I tregova videon në të cilën dilte se vetëm 19% e votuesve kanë votuar për kryetarin e partisë. I kisha thënë në mënyrë të përsëritur, mos e bazoni fushatën tek kryetari. Natyrisht ia thanë atij, që ai na tha se ky ishte shkaku dhe ai ishte shkaku.
Pas kësaj zotëria deklaroi masakrën zgjedhore. E thirra i them shiko, është detyra më jetike që ne tua faktojmë komuniteti ndërkombëtar të gjitha pasoja e 160 mln eurove, të cilat 120 shkuan si para të thatë në kontot e dëmtimeve nga tërmeti. 60 i shkuan bashkive për asfalt. U përdorën banda, stërbanda, drogë e me radhë.”, tha Berisha.
Top Channel