“E kalova jetën time duke rendur pas idealeve, duke luftuar mafian, por asnjë mafioz nuk ka marrë dënime të tilla” shprehet ish kryebashkiaku i Riaces në Itali, i dënuar me 13 vjet heqje lirie për menaxhimin të paligjshëm të situatës së emigrantëve.
Akuzat ndaj Mimmo Lucano janë abuzim me pushtetin, mashtrim, favorizim i emigracionit klandestin. Një letër e hapur solidariteti në mbështetje të tij, thotë se dënimi i Lucanos përfaqëson një faqe të errët në historinë e Republikës. “Ai thjesht shprehu solidaritet njerëzor, mikpritje dhe integrim kulturor, r për këtë sot kriminalizohet”, thuhet aty.
Qyteti jugor i Riaces njihej si vend që mikpriste emigrantët. Lucano mbështetes idenë që atyre t`u ofrohej shtëpi dhe punë, me shpresën se do të ndikonte dhe në ekonominë e rajonit. Por nisma e tij u pa si një “biznes i emigracionit”, dhe u godit si e tillë. Arrestimi i tij në 2018-n nxiti protesta të shumta e ngjalli debate mbarëkombëtare lidhur me projektin teksa përkrahësit e Domenico Lucanos ishin të bindur se ndalimi i tij është bërë për arsye politike.
Prangosja e tij u pas një hetimi të prokurorit publik të qytezës jugore Locri, i cili doli në përfundimin se ish kryebashkiaku ishte përfshirë në organizimin e martesave të rreme për të lejuar vajza emigrante të qëndronin në Itali.
Top Channel