7 pacientë të vdekur nga zjarri vrasës në spitalin COVID-19 në Rumani (fotot)

01/10/2021 18:20

Shtatë njerëz kanë vdekur mbrëmë nga një zjarr që shpërtheu në një spital të Covid-19 në Constanta të Rumanisë.

Një total prej 113 pacientësh ishin në spital në kohën e incidentit, 10 prej të cilëve në njësinë e kujdesit intensiv, njoftoi ministria e shëndetësisë. Dhjetra pacientë janë transferuar në spitale të tjera.

Prokurori Viorel Teliceanu tha se disa prej viktimave kishin dalë nga repartet e tyre dhe ishin përpjekur të merrnin ashensorin per te shpetuar.

Ai shtoi se shumica kishin vdekur nga thithja e tymit.

Spitali infektiv në Constanta nuk kishte liçencë të plotë të mbrojtjes nga zjarri që prej vitit 2017, thanë zyrtarët.

Kryeministri Florin Citu tha se ka shkarkuar drejtoren e spitalit Stela Halichidis dhe kreun e agjencisë kombëtare të Cilësisë së Shëndetësisë.

“Të gjitha mangësitë ishin riparuar, dhe parametrat ishin në përputhje me ligjin, por ndodhi një fatkeqësi,” tha drejtoresha Halichidis për mediat.

Hetimet kanë nisur për zbulimin e shkaqeve të incidentit të rëndë

Kanë qenë disa spitale me pacientë Covid-19 që kanë shpërthyer në flakë vitin e fundit. 82 njerëz u vranë brenda një spitali në Irak në prill, ndërsa 10 u vranë në zjarrin në Turqi në dhjetor. Më së fundmi 14 pacientë u vranë nga zjarri në një spital në Maqedoninë e Veriut.

Të tre zjarret ishin shkaktuar nga rrjedhja e bombolave të oksigjenit, sipas raportimeve.

FOTO GALERI
5/6
Kryeministri Florin Citu tha se ka shkarkuar drejtoren e spitalit Stela Halichidis dhe kreun e agjencisë kombëtare të Cilësisë së Shëndetësisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA