Shtetet e Bashkuara të Amerikës përmes zëvendës ndihmës sekretarit amerikan të shtetit Gabriel Escobar, përshëndetën gjetjen e kompromisit të Bruksel të Kosovës dhe Serbisë për targat provizore që sollën tension në pikat kufitare.
Tavolina e dialogut e BE tha zoti Escobar në një bashkëbisedim me gazetarët, është vendi ku duhet të gjenden zgjidhjet.
“Jeni të lumtur që palët treguan fleksibilitet dhe vendosmëri në gjetjen e zgjidhjes. Është e drejta e qeverisë së Kosovës në aplikimin e reciprocitetit gjë e cila ishte e njohur më përpara. Nisja e zbatimit të saj na gjeti ne, të surprizuar. Kjo do të ndodhte. Jam i lumtur që ne mundëm të ulim tensionin që erdhi nga ky zbatim.”
Gabriel Escobar u pyet se në Shqipëri ka një lloj mospëlqimi për faktin se Departamenti Amerikan në mënyrë konstante po fokusohet tek opozita në një kohë kur korrupsioni qeveritar është në nivele të larta.
“Ne jemi miq me ato parti dhe individë përfshi institucionet që po mundohen ta bëjnë Shqipërinë më demokratike e transparente të orientuar edhe më shumë drejt perëndimit. Përveç kësaj partneriteti ynë është me Shqipërinë dhe shqiptarët dhe aspiratat e tyre dhe jo me ndonjë parti të veçantë apo indidiv. “
Top Channel