Në Konferencën e përbashkët të Zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj dhe Ministres së Financave dhe Ekonomisë Delina Ibrahimaj, kjo e fundit theksoi se papunësia ka ardhur në rënie.

Ajo theksoi se të gjithë sektorët kanë ndihmuar në menaxhimin dhe përballimin e krizave që po kalon vendi ynë.

 “Elementët e konsumit kanë ardhur në rritje. Kërkesa e jashtme ka pasur një kontribut më të ulët. Sektorët e ekonomisë u prekën, ka pasur një kontribut, një ecuri pozitive dhe industria. ka pasur një rritje të tregtisë dhe transporteve me 4.09%. Administrata publike, arsimim, shëndetësia, kanë pasur një kontribut pozitiv në fushatën e vaksinimit. Aktivitetet profesionale kanë pasur një kontribut pozitiv. Edhe sektori financiar ka performuar mirë, edhe sa i përket shërbimeve bankare elektronike. Bujqësisë në privat ka rezultuar me ngadalësim. Ky sektor ka qenë pozitiv. Papunësia ka ardhur në rënie, edhe norma e inflacionit është e qëndrueshme. Në menaxhimin e krizave këta sektorë kanë reflektuar dukshëm kontributin pozitiv në ekonomi”, tha ministrja.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA