22/12 22:51
1 vit heqje lirie vendosi gjykata për ish-presidentin francez, Nicolas Sarkozy për përdorimin e financave të paligjshme gjatë fushatës elektorale të vitit 2012.
Sarkozy u shpall fajtor për shpenzimin e miliona eurove më shumë seç parashikonte ligji në Francë.
Dënimin ai do ta vuajë në arrest shtëpie, nën monitorimin e një byzylyk elektronik.
66-vjeçari i ka mohuar akuzat dhe pritet të apelojë vendimin.
Ky është dënimi i tij i dytë me burgim.Në muajin mars, Sarkozy u dënua për korrupsion, por u la i lire pasi vazhdon të zhvillohet procedura e apelit.
Ai u bë presidenti i dytë në historinë moderne të Francës, pas Jacques Chiracut, që u akuzua për korrupsion.
Top Channel