Berisha po mbledh firmat për të ngritur kuvendin/ Gjekmarkaj: Nuk duhet vënë në diskutim vendimi i Amerikës

30/09/2021 22:27

Ish-kryeministri Sali Berisha, është shprehur se po mbledh firmat e demokratëve për të ngritur një kuvend, ku do të diskutohet për shpalljen e tij ‘non grata’ nga Departamenti Amerikan i Shtetit.

Por, a do të mund Berisha të mbledhë kuvendin?

Sipas deputetit të PD-së, Agron Gjekmarkaj nuk duhet të organizohen kongrese që vënë në diskutim vendimet e SHBA-së.

Basha ka thënë që nuk do të ketë një kuvend që dyshon vendimet e Amerikës. Ky është një vendim që PD e ka marrë si një vendim politik, si një vendim që lidhet me çështjet e statutit”, u shpreh ai në “Open”.

Ndërsa Andi Bushati thotë se “Basha nuk mund të pengojë procesin sepse nuk e di për çfarë po mblidhen firmat”.

Sa filluan mbledhjet e firmave, Basha tha që nuk do të mblidhen firma për çështje anti amerikane. Ku e di që firmat nuk do të mblidhen për të krijuar forum dhe të ndryshojë PD-në?

Pas shpalljes ‘non grata’ nga DASH në muajin maj, kryedemokrati Lulzim Basha e përjashtoi Berishën dhe nga grupi parlamentar, “derisa të përfundojnë hetimet nga DASH”, siç u justifikua ai.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA