“Zgjidhni në paqe tensionet”/ Presidentja e Komisionit Evropian ofron dialogun nga BE

29/09/2021 15:39

Presidentja e KE, Ursula von der Leyen vizitat në 6 vendet e rajonit i nisi nga Shqipëria ku u prit nga kryeministri Edi Rama.

Në Fushë Krujë u ndal në shkollën dhe kopshtin e rindërtuar Korb Muca, një prej shumë objekteve arsimore të përfunduara falë fondeve të BE-s.

Në një konferencë të përbashkët për shtyp me kryeministrin Edi Rama, Von der Leyen u tregua optimiste se kur do ti ndizet Shqipërisë drita jeshile për zhvillimin e mbledhjes së parë ndërqeveritare me BE.

Unë jam e vendosur që kjo gjë të bëhet realitet dhe ne të kemi Konferencën e Parë Ndërqeveritare. Pra që të fillojnë bisedimet për anëtarësim. Ne e kemi diskutuar këtë gjë edhe në të shkuarën, po vazhdojmë të punojmë fort për këtë gjë. Unë dua shumë që ky proces të ecë përpara që ne të kemi mundësinë të fillojmë përpara fundit të vitit. Dëshiroj që ta përgëzoj Shqipërinë për përparimin që po bën për ecurinë që ka pasur me reformën në drejtësi“, tha von der Leyen.

Optimizimit të presidentes së komisionit kryeministri Edi Rama iu përgjigj se ai nuk ka ndërmend të vej një afat për afatet e shkelura shumë herë nga BE.

Për Ballkanin e Hapur presidentja Von der Leyen dhe kryeministri bënë këto komente.

Mendoj se po të shikojmë ecurinë ekonomike si dhe thellimin e marrëdhënieve ekonomike mendoj se procesi i Berlinit është kuadri që ne po përdorim, që të 6 vendet e Rajonit, nga të cilat do të përfitojnë. Kjo është ajo që po shohim në rajon çfarëdo inicitive që është brenda procesit të Berlinit mirëpritet prej nesh, ne duam një proces të hapur gjithë përfshirës që i shtyn të gjithë të jenë pjesëmarrës dhe thellon eshë marrëdhëniet ekonomike të vendeve të Rajonit“.

Ndërsa Rama përdori një shprehje si përgjigje: “Gomari e nxjerr pronarin nga balta’”!

Në Tiranë, presidentja e Komisionit Europian është takuar edhe me presidentin Ilir Meta.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA