Ushtria serbe ka filluar manovrat ushtarake pranë kufirit me Kosovën thotë Reuters, që përcjell shqetësim për situatën e tensionuar atje e më gjerë. Megjithatë, ministri serb i mbrojtjes Nebojsha Stefanovic deklaroi se trupat e vendit të tij nuk kanë hyrë aty ku nuk duhet.
Ai shpjegoi për Euractiv se presidenti Aleksandar Vucic ka dhënë urdhër që ushtria të mbetet në gadiashmëri të lartë përgjatë kufirit me Kosovën.
“Në territorin tonë, ne kemi të drejtën t`i dërgojmë njësitë tona ku të duam; askush nuk na thotë dot se cfarë të bëjme, ky është vendimi ynë sovran”, ka shtuar ai. Prej 10 ditësh tashmë, rrugët që çojnë për në pikat kufitare Jarinjë e Bërnjak mbahen të bllokuara nga qytetarët serbë, të cilët po kundërshtojnë vendimin e Qeverisë së Kosovës për reciprocitetin me targat.
Anëtarët e Njësisë Speciale Operative të Kosovës vazhdojnë të qëndrojnë aty ndërkohë që është shtuar edhe prania e pjesëtarëve të KFOR-it. Gjatë natës nuk pati incidente, por palët po kontrollojnë me kujdes cdo lëvizje të njëra-tjetrës e mund të mjaftojë dhe ngacmimi më i vogël, që situata të precipitojë.
Këtë skenar, ndërkombëtarët duan ta shmangin me cdo kusht dhe kanë bërë vazhdimisht thirrje per uljen e tensioneve dhe dialog.
Top Channel