Nënkryetarja e Komisionit të Ekonomisë: Të marrë fund kjo farsë! Nuk dukeshim që ishim prezent në mbledhje

29/09/2021 12:01

Nënkryetarja e Komisionit të Ekonomisë, Sorina Koti ka reaguar menjëherë pas përfundimit të mbledhjes duke thënë se i bënë thirrje kolegëve të PS që t’i bashkohen në nismat për masat anti Covid duke nisur nga vaksinimi i deputetëve.

Në fjalën para mediave tha se të gjithë anëtarët e komisionit nga ana e PD ishin të pranishëm në mbledhje por nuk dukeshin sepse ekspozoheshin vetëm ata që ishin online dhe ata që i jepte fjalën Eduard Shalsi.

Sorina Koti: Ne kërkuam prezencën fizike në Komisionin e Ekonomisë dhe ishim pjesëmarrës. Në mbledhjen e  parë të Konferencës së kryetarëve, kjo farsë të marrë fund. Kur sot janë të gjitha shkollat e hapura, baret, teatrot, ne kërkojmë që puna e deputetit të bëhet në terren. Sot ishim prezent sepse përfaqësojmë qytetarët shqiptarë, kështu që ishim të prerë që prezenca jonë të jetë këtu. Ju bëmë thirrje kolegëve të PS tek nismat për masat anti covid. Një tjetër problem që hasëm ishte padukshmëria e anëtarëve të komisionit nga ana e PD sepse pjesa e ekspozimit ishte vetëm online pasi nuk dukeshim që ishim prezent.  

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA