Mrekullia e Vitaminës A, si ndihmon për koronavirusin !

29/09/2021 12:03

Pika të vitaminës A mund të trajtojnë humbjen ose ndryshimin e nuhatjes te disa pacientë që kanë kaluar koronavirusin, thonë studiues në Mbretërinë e Bashkuar.

Universiteti i Anglisë Lindore ka nisur tashmë studimin 12-javor. Trajtimin do ta marrin vetëm disa pacientë vullnetarë, por të gjithëve do t’iu kërkohet të nuhasin aroma të rënda, siç janë ato të vezëve të prishura dhe të trëndafilave të kalbur.

Dhe, skanimet e trurit pastaj do të verifikojnë nëse vitamina i riparon kanalet e dëmtuara të nuhatjes ose jo. Humbja ose ndryshimi i nuhatjes është një simptomë e zakonshme e koronavirusit, por edhe shumë viruse të tjera, siç është gripi stinor, mund ta shkaktojnë atë.

Te shumica e njerëzve, nuhatja kthehet natyrshëm brenda disa javësh, por disa mbeten me çrregullime për kohë më të gjatë. Një ditë më parë, kompania farmaceutike Pfizer njoftoi se ka nisur një provë klinike në shkallë të gjerë të një ilaçi për të shmangur COVID-19ën tek ata që janë të ekspozuar ndaj virusit.

Provat për antibiotikun oral do të përfshijnë 2,660 pjesëmarrës të rritur të shëndetshëm që jetojnë në të njëjtën familje me dikë që është i infektuar me COVID-19. Pfizer gjithashtu po studion ilaçin tek njerëzit që tashmë janë infektuar me COVID-19, por që ende nuk kanë zhvilluar simptoma serioze.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA