Serat me domate në zonën e Beratit dhe Fierit këtë vit do të prodhojnë më pak.
Gentjan Ziu, nga fshati Kutalli ka mbjellë 1 hektarë sera domate nga kjo sipërfaqe e madhe, ai ka arritur të shësë vetëm 50 kuintal. Por, nëse fidani me origjinë turke do të ishte cilësor, Gentjani duhet të eksportonte 1200 ton domate.
“Kjo nuk arrin fazën që të piqet fillon dhe çahet dhe nuk bën për eksport. Kjo ka zënë dy kokrra këtu dhe këtu ndërkohë që duhet të prodhonte 5 kokrra në kat. Kjo është një domate me 5 kate sa kilogram duhet të prodhoj ajo gjithsej? Të jetë të paktën 4-5 kilogram, ndërkohë që ka prodhuar vetëm 1 kilogram dhe ai jo cilësor. Çfarë lloj varieteti është ? Ozgan thonë se vjen nga Turqia. Shiko si është bërë kjo kokrra nuk e fut dot në arkën për eksport pasi të kalb gjithë paletën”.
Fermerët dyshojnë se prodhuesit e mëdhenj të fidanëve nuk kanë hedhe në treg fidanin me farë origjinale, sipas tyre këto fidan nuk janë kultivuar me farën origjinale. Për të ulur kostot dhe për të rritur fitimin, tregtarët e fidanëve kanë prodhuar fara të palicensuara.
“Vetëm fidanët më kanë kushtuar 5 milion e gjysmë Lekë, 7 milion ushqimi dhe pesticidet, 7 milion duhen për krahun e punës. Të marrësh farën nga kjo domate ta mbjellësh dhe ta shesësh përsëri”, thotë fermeri.
Emri i Gentjan Ziut është të gjitha listat e borxheve të agronomëve të fshatit.
“Heronjtë tanë janë agronomët që kemi këtu dhe na i japin fidanët dhe plehrat me emrin në listë. Në sa borxhe je futur? 16 milion Lekë borxhe. Si do t’i lash ato borxhe? Nuk do ti laj fare se nuk kam“.
Përveç dëmshpërblimit nga Ministria e Bujqësisë, fermerët kërkojnë të dinë shkakun se përse prodhimi bujqësore kalbet para se të arrijë pjekjen.
Top Channel