Jorida Tabaku paralajmëron: Afera e rritjes së çmimit të bukës së shpejti në Komisionin e Ekonomisë

29/09/2021 12:47

Përpara se PS të deklaronte tërheqjen nga komisionet online, maxhoranca zhvilloi mbledhjen e Komisionit të Ekonomisë, në kundërshtim me Rregulloren. Deputetët e PD, të pranishëm fizikisht në komision, kërkuan krijimin e kushteve për të patur një komunikim të rregullt.

Nënkryetarja e PD, Jorida Tabaku u shpreh se: “Besoj se kam mbështetje të kolegëve socialistë përveç anëtarëve të PD-së këtu për të thërritur në një seancë dëgjimore Autoritetin e Konkurencës. Rritja e çmimit të miellit dhe bukës brenda një dite, marrja e një inisiative pa një hetim në treg, pa dalë me një konkluzion dhe me një raport nga Autoriteti i Konkurencës, por edhe situata e krijuar në përgjithësi me rritjen e çmimeve, na detyron ne si Komision të jemi të përgjegjshëm përpara atyre që na kanë votuar, të thërrasim këtu Autoritetin e Konkurencës, të na bëjë një prezantim të situatës, çfarë ka ndodhur me rritjen e çmimit të miellit brenda ditës, çfarë ka ndodhur me rritjen e çmimeve, të na japin një justifikim dhe të diskutojmë për ata që na kanë votuar”, tha Tabaku.

Sekretari i grupit parlamentar të PD, Arbi Agalliu theksoi se opozita mbetet e vendosur për të qenë prezent në sallë fizikisht në komision, duke respektuar Kushtetutën dhe rregulloren.

“Bëjmë edhe një herë thirrje për reflektim. Shpresoj dhe besoj se edhe kolegët e tjerë të ishin prezent këtu për të ballafaquar dhe rrahur mendime profesionale në të mirë të qytetarëve. Ne do të vijojmë të jemi prezent në çdo mbledhje të komisionit duke bërë detyrën tonë dhe duke përfaqësuar interesat e qytetarëve që na kanë votuar. Kushtet janë mëse optimale, autobusët dhe stadiumet janë plotë, bare, restorante, qendra tregtare dhe u7k shoh asnjë arsye për të zhvilluar mbledhjen online”, tha Agalliu.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA