Inagurohet dega e re e OTP Bank tek ish-Parku i Autobuzëve, shërbime inovative, mjedis mikpritës

29/09/2021 18:23

Shella: Grupi OTP që në ardhjen e tij, shprehu qartë ambiciet për të qenë një nga bankat kryesore në vend dhe gradualisht të bëhet një nga bankat më të mëdha në Shqipëri

Banka OTP Albania po e zgjeron gjithnjë e më shumë prezencën e saj në tregun bankar në Shqipëri. Së fundmi është hapur dega më e re e kësaj banke në Tiranë, në rrugën e Kavajës, pranë ish-Parkut të Autobuzave. Në ceremoninë e inagurimit të kësaj dege të rëndësishme morën pjesë drejtues të lartë të bankës së bashku me punonjës të saj, por gjithashtu në këtë ceremoni nderoi me pjesëmarrjen e saj Znj. Katalin Beszteri, ATSH e Jashtme Ekonomike në Ambasaden Hungareze në Shqiperi. Një atmosferë festive dhe plot emocion shoqëroi gjithë mbrëmjen e inagurimit.


Fjala e drejtorit të Përgjithshëm

Në fjalën e tij mbajtur në këtë event të rëndësishëm, drejtori i Përgjithshëm i Bankës OTP Albania z.Bledar Shella, theksoi se kjo degë vjen në vijim të strategjisë së bankës për ekspansion, pasi degë të reja do të vijojnë të hapen në vazhdim. ““Hapja e kësaj dege vjen në vijim të strategjisë sonë për zgjerim dhe zhvillim. Ritmet me të cilat po ecim janë tepër positive dhe tregues i kësaj janë rezultatet shumë të kënaqshme financiare me të cilat përfaqësohemi.
Ne jemi duke investuar ditë pas dite dhe jemi në linjë me të gjitha udhëzimet e Grupit, duke u ndjerë kështu krenar për të gjithë punën që bëjmë. Do të vazhdojmë ta mbajmë këtë eficiencë duke investuar si në burimet njerëzore por edhe në zhvillimin e proceseve.
Ne duam të jemi sa më pranë jush, duke rritur numrin e degëve, numrin e ATM-ve si dhe duke investuar në digjitalizim. Grupi OTP që në ardhje në tij, shprehu qartë ambiciet për të qenë një nga bankat kryesore në vend,” tha z. Bledar Shella, Drejtori i Përgjithshëm i Bankës OTP Albania.
“Një nga pikat e rëndësishme të ambicieve tona për t’u rritur e zhvilluar më tej është dhe hapja e degëve të reja, ku në njërën prej tyre jemi sot, ” tha më tej z.Shella në fjalën e tij.

Struktura e degës së re në ish- Parku, Rruga e Kavajës

Hapja e degës së re, plotëson në shumë dimensione vizionin e bankës. Ky vizion përkufizohet si misioni i OTP për shërbimin sa më cilësor ndaj klientëve, si evidencë të aspiratës afatgjatë për t’u rritur më tej në tregun shqiptar si dhe si ilustrim të prirjes së Grupit OTP për investime teknologjike në funksion të bankës së të ardhmes. Dega e re ofron një mjedis mikpritës me karakteristika inovative të krijuara për të përmirësuar përvojën e klientit. Ekzistojnë disa hapësira takimesh për klientët në mënyrë që shërbimi të jetë brenda kërkesave të vetë klientëve në përputhuje me standardin e kohës dhe të Grupit OTP. Është menduar edhe për fëmijët, duke i kushtuar një hapësirë të posaçme për argëtim, teksa prindërit kryejnë veprime bankare. Kjo degë e re do të jetë e hapur nga e hëna në të premte nga ora 8:30 e mëngjesit deri në orën 15:30.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA