Një ditë e trishtë sot për Policinë e Shtetit, por dhe vendin, pasi përcillet në banesën e fundit trupi i nënkomisarit Saimir Hoxha, 44-vjeçari që ra në krye të detyrës, një ditë më parë në Lezhë.

Ai u qëllua me dy plumba nga i riu Aldi Rama, që ndërroi jetë në Spitalin e Traumës, nga plaga që i shkaktoi vetes me armë.

Saimir Hoxha është Dëshmori i 225-të i Atdheut. Trupi do të prehet në varrezat e dëshmorëve.

Ishte një njeri i veçantë, me një karrierë të shkëlqyer. Na mbysin emocionet, pasi është një ngjarje që mund t’i ndodhte kujtdo prej nesh. Por rënia e tij në krye të detyrës na motivon më shumë në përballen me krimin. Shumë nga ne kanë ikur, por këto janë rreziqet e punës sonë”, thotë një koleg.

Iu pre në mes jeta e tij, ajo familjare dhe profesionale. Kishte shumë për t’i dhënë profesionit të tij. Jemi të ngarkuar shumë emocionalisht”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA