Durrësi është qyteti i radhës, ku ish-kryeministri Sali Berisha do të mbajë “foltoren” e tij.
Demokratë të shumtë po mblidhen në sheshin ”Liria” të Durrësit në pritje të ish-liderit demokrat, i cili ka njoftuar se do të vijë në orën 18.00.
Po ashtu, shumë emra të njohur të PD-së në nivel lokal e qendror, mes tyre dhe Oerd Bylykbashi, Flamur Noka, Edi Paloka kanë mbërritur pranë teatrit ”A.Moisiu” ku do të zhvillohet takimi me mbështetësit demokratë.
Pasi kryetari i Partisë Demokratike e përjashtoi Berishën nga grupi parlamentar i së djathtës “për sa kohë është nën hetim nga Departamenti Amerikani i Shtetit”, siç ai u shpreh, ish-kryeministri i shpalli “luftë të hapur”. Berisha kërkon largimin e Bashën nga posti i kryetarit të partisë dhe reformim. Kështu, ka nisur takimet me mbështetësit në qytetet e vendit. Pas Fierit, “foltorja” e radhës është Durrësi.
Salla e teatrit Aleksandër Moisiu ku do të zhvillohet takimi, që ka një kapacitet prej 300 personash, është tejmbushur, siç duket dhe në foto.
Top Channel