Erion Brace ka kërkuar që të mos bëhen debate për mënyrën e mbledhjes së komisioneve pasi prej dy ditësh ka përplasje sepse opozita kërkon prani fizike ndërsa mazhoranca kërkon që të zhvillohen online, ashtu siç ka vendosur Konferenca e Kryetarëve.
Në Komisionin për Ekonominë dhe Financat, Braçe kërkoi që secili deputet të depozitojë certifikatën e vaksinimit në Kuvend. Ndër të tjera kujtoi përplasjen e ditës së djeshme duke thënë se duhet të mbahen maskat pasi kryetares së komisionit i bërtitën në fytyrë në më pak se 20 cm larg, në një kohë kur rekomandohet distancimi fizik si masë mbrojtëse.
Erion Braçe: Kjo mbledhja e parë nuk duhet të kishte debat kot. Të mos bëjmë debate kot. Pa diskutim që bota po shkon drejt normalitetit të ri që i ka të gjitha, që nga vaksina, testi, tamponi i shpejtë, por edhe puna në distancë. Pra të gjitha këto elementë të bashkë kanë bërë të mundur normalitetin e ri. Distancimi fizik dhe maskat mbeten A-ja. Ne si parlament duhet të zbatojmë masat dhe të imponojmë tek të tjerët. Do të ishte normale që secili nga ne të depozitojë certifikatën vaksinimit në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë.
Këtë duhet ta kishte bërë Ministria e Shëndetësisë për vaksinimin e secilit deputet. Kjo duhet të bëhet për të mbrojtur të gjithë. Do të jetë përsëri në normalitetin tonë që të qëndrojmë me maskë në ambiente të mbyllura, ashtu siç jeni sot dhe ishin kolegët tanë dje dhe një kryetareje komisioni i ulëritej në surrat, në fytyrë në më pak se 20 cm larg. Këto mbledhje transmetohen të gjitha dhe përcjellin mesazhe. Nuk i hy asnjë debati politik dhe askush të mos e stisë në cështje banale. Komisioni dhe rendi i ditës është normale. Për ta eliminuar këtë histori, mendoj që kur të mblidhet Konferenca e Kryetarëve të na i fusë dhe ne, ato që ka futur e gjithë bota.
Top Channel