Përkeqësimi i papritur i gjendjes shëndetësore të Aleksandar Vuçiç bëri jehonë të madhe në media.

Por, ndërsa këshilltarja e tij për mediet tha se bëhej fjalë vetëm për shqetësime kalimtare dhe se kreu i shtetit ka nevojë për pushim, kryeministrja serbe Ana Brnabiç zbuloi se presidenti serb është me grip, dhe se gjendja e tij shëndetësore është përkeqësuar edhe për shkak se ka përjetuar një stres shumë të madh prej situatës në Kosovë.

Sipas saj, ai nuk fle as gjumë natën, dhe sistemi imunitar i është dobësuar “Ai nuk pushon, mund ta them këtë. Do të doja që ai të pushonte pak më shumë. Është nën një presion të tmerrshëm, për gjithçka që po ndodh në Kosovë dhe Metohi, aq sa mendoj se nuk fle gjumë natën. Përpos të tjerash u prek dhe nga gripi. Sistemi i tij imunitar u dobësua, padyshim nga i gjithë ai stres”, tha Brnabić.

Vuçiç anuloi takimet e sotme me ambasadorët e Rusisë dhe Kinës në Beograd, ndërsa nuk do të mbajë as fjalimin e paralajmëruar në konferencën dy ditore “Ballkani Perëndimor, një rajon, një treg, një hap drejt tregut të përbashkët të BE-së” në Novi Sad, ku duhej të merrnin pjesë edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe ai i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA