Policia e Bulqizës ka vënë në pranga një 29-vjeçar, pasi është kallëzuar nga përgjegjës i Zyrës Arsimore Bulqizë, se e ka kanosur dhe mbajtur në automjet.

Në njoftimin për media bëhet e ditur se 29-vjeçari i arrestuar Aleksandër Koçi, e ka kanosur dhe e ka mbajtur në automjet, pa dëshirën e tij përgjegjës i Zyrës Arsimore Bulqizë, Kujtim Kurti, me qëllim që t’i rikthente familjarët e tij në vendet e punës.

“Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Bulqizë u arrestua në flagrancë shtetasi:

A.K., 29 vjeç, banues në Shupenzë, pasi shtetasi K. K., 52 vjeç, me detyrë përgjegjës i Zyrës Arsimore Bulqizë, ka bërë kallëzim se 29-vjeçari e ka kanosur dhe e ka mbajtur në automjet, pa dëshirën e tij, me qëllim që t’i rikthente familjarët e tij në vendet e punës”, njofton policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, për veprat penale “Kanosja” dhe “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit në rrethana lehtësuese”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA