Rama zbulon detaje nga biseda për “Ballkanin e Hapur”: Jam i bindur se është rruga jonë e përbashkët, kemi mosdakordësi me Kurtin por…

27/09/2021 11:00

Në konferencën për shtyp, Kryeministri Edi Rama i referohej situatës në veri duke thënë se është më i bindur se kurrë që Ballkani i Hapur është zgjidhja për të mirën e përbashkët.

Pyetje: Në konferencën me Merkel, për Open Balkan mbeti pa u sqaruar kur thatë se Kosova rri ulur dhe bën kosnpiracione. A folët për këto sot?

Rama: Nuk më citoni si duhet dhe një herë tjetër meqë ma dhatë mundësinë, dua të them që kam pasur shumë mesazhe dhe të drejtpërdrejta dhe përmes rrjete sociale për shkak të situatës së krijuar nga Kosova ku pavarësisht larmisë së toneve dhe ngjyrimeve, thelbi ishte po tani a je i bindur që nuk bëhet Ballkani i hapur me Serbinë? Tani jam dhe më i bindur sesa isha që Ballkani i hapur është rruga jonë e përbashkët për të mirën tonë të përbashkët dhe ka një dallim sipas meje mes nacionalizmit dhe patriotizmit. Nartyrisht që kemi mosdakordësi me Albinin dhe është e rëndësishme ta kuptojmë që është politike dhe duhet ta trajtojmë si të tillë dhe për sa shikoni, marrëdhëniet tona nuk ndikohen në shëndetin e tyre për shkak se kemi mosdakordësi të kësaj natyre.

Themeli i dakordësisë sonë është kombëtare, vëllazërore dhe përtej çdo mosdakordësie të mundshme. Për të jetuar një hapësirë të pandarë si shqiptarë dhe europianë dhe ajo ditë do të vijë, është e pashmangshme kur në një Europë të bashkuar, shqiptarët serbët, malazezët e boshnjakët të jenë bashkë dhe siç është e pashmangshme që Serbia ta njohë Kosovën. Pyetja që kërkon përgjigje është kur do të vijë dhe çfarë do të bëjmë ne për ta afruar atë gjë. Arysetimet mund të jenë të ndryshme por nuk vënë në pikëpyetje as dashurinë për atdheun e përbashkët, as vëllazërinë. Ne nuk e kemi këtë problem dhe për të gjithë ata që i lexojnë marrëdhëniet mes shqiptarësh me syzet e paragjykimit për pikëpamjet. Jam i nderuar për mikpritjen e kryeministrit sepse dashurinë për Shqipërinë nuk e kam ndarë nga dashuria për Kosovën.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA