Në përfundim të konferencës për shtyp, kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka sqaruar se në takimin me Edi Ramën ishin të pranishëm edhe ministra të qeverisë së Shqipërisë e Kosovës.
Sipas Kurtit, për 1 orë e gjysmë takim, nuk janë përmendur fjala Ballkan apo Serbi, por vetëm Kosovë e Shqipëri dhe më shumë kanë folur ministrat sesa kryeministrat. Ndërsa Rama korrigjoi homologun nga Kosova duke thënë se “flasin shumë më tepër”.
Kurti: Më lejoni që në fund të ndaj me ju një njoftim të rëndësishëm. Gjatë takimit tonë ku Rama ka ardhur thuajse me gjysmën e këshillit të ministrave dhe unë me thuajse gjysmën e kabinetit, më shumë kanë folur ministrat tanë dhe për 1 orë e gjysmë, nuk janë përmendur fjala Ballkan apo Serbi, por vetëm Kosovë dhe Shqipëri. Ne nuk flasim vetëm për politikë ndërkombëtare, por përgjigjemi për korrektësi.
Rama: Këta do thonë që ne nuk flasim, por ne flasim shumë më tepër.
Top Channel