Konferenca e përbashkët me Ramën/ Albin Kurti tregon çfarë kanë biseduar: Ramë dakord që…

27/09/2021 10:42

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe homologu i tij shqiptar, Edi Rama janë duke mbajtur një konferencë të përbashkët, në Prishtinë.

Kurti: Jam i nderuar me vizitën e Ramës dhe kabinetit të tij në fillim të mandatit të ri, duke e uruar edhe një herë duke i uruar mandat sa më të arritur. Mandatet, të dyja qeveritë i kemi marrë me plotë sfida.

Kosova i gëzohet progresit në Shqipëri dhe zhvillimit të mbarë shqiptarëve kudo. Dy qeveritë kanë potencial për të realizuar projekte që priten nga qytetarët e dy vendeve. Duhet të rrisim bashkëpunimin për më shumë drejtësi, bashkëpunim, për të dyja popujt.

Do punojmë që sëbashku që tregu të jetë sa më unik që qytetarët, shërbimet, kapitali, mallrat të lëvizin sa më lirshëm. Nëse ka vende ku kjo duhet të bëhet sa më shpejt është Kosova dhe Shqipëria.

Biseduam për të gjitha fushat e qeverisjes sonë të mirë dhe në veçanti u zotuam që e shohim si te rëndësishëm koordinimin gjithandej.

Sot biseduam për vazhdimin e marrëveshjeve ekzistuese. Ku janë nënshkruar rreth 150 marrëveshje, memorandume dhe protokolle. U vendos edhe mbledhja e përbashkët e dy qeverive që do të jetë në gjysmën e dytë të muajit nëntor. U dakorduam që ta kemi edhe një sekretarit koordinues për marrëdhëniet tona bilaterale që do të udhëhiqet nga Gentuian Sala.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA