Kryeministri shqiptar, Edi Rama i ka dhënë sërish mbështetje Kosovës për veprimet e deri tanishme në veri të vendit dhe reciprocitetin ndaj Serbisë.
Në këtë rast, ai ka thënë se e drejta është mbi Kosovën dhe se Serbia me provokimet në kufi po nxit siç e ka quajtur Rama nacionalizmin vandal.
Megjithë këtë, Open Ballkanin ai e sheh sërish si zgjidhje të problemeve.
Ndryshe nga e kaluara kur hidhte akuza në drejtim të Kosovës, për mospjesëmarrje në këtë iniciativë, tash Rama thotë se kjo nuk do të ndikojë në marrëdhënies mes dy qeverive.
Për çka, bashkë me kryeministrin Albin Kurti, njoftuan se do të mbajnë mbledhjen e radhës në Durrës në javën e fundit të nëntorit.
Rama ka kritikuar BE-në për vonesën në liberalizimin e vizave për Kosovën dhe nisjen e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë.
Top Channel