Sot ka nisur procesi mësimor edhe për nxënësit e shkollave publike në vendin tonë. Me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor nxënësit janë përshëndetur edhe nga kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla.
Nikolla garanton se institucionet do bëjnë më të mirën që në sfidë me vështirësitë e pandemisë nxënësit të marrin cilësinë e merituar të dijes.
“Të dashur nxënëse e nxënës,
Të dashur mësuese e mësues,
Të dashur prindër,
Me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor, ju uroj të gjithë fëmijëve të Shqipërisë një vit të suksesshëm shkollor!
Të gjithë jemi me mendje e zemër tek ju dhe do të bëjmë më të mirën që edhe në sfidë me vështirësitë e pandemisë të merrni cilësinë e merituar të dijes në çdo klasë e shkollë të vendit.
Jam besimplotë që mësuesit do të jenë krah jush dhe prindërve tuaj me përpjekjen e çdo dite për t’u ngritur mbi vështirësitë e kohës.
Beteja për dijen është më e bukura e jetës.
Suksese dhe një vit të mbarë!“, shkruan në mesazhin e saj Kryetarja e Kuvendit, znj.Lindita Nikolla.
Top Channel