Spiropali mirëpret Komisionin e Punëve të Jashtme të PE: 2026, vit kyç për jetësimin e planit për anëtarësimin e Shqipërisë në BE 17/02 22:04
Ish-kryeministri Sali Berisha duke komentuar nismën e “Open Balkan”, ngriti dyshime lidhur me heshtjen e Partisë Demokratike.
“Keni dëgjuar PD të flasë për mini-shengenin? Ja ku janë rezultatet në kufi të Kosovës. Pse more komb jetim jemi ne? U çlirua Kosova, u dyfishua fuqia kombëtare. Hesht ish-kryetari i Partisë Demokratike.
Ballkani i Hapur vjen në kundërshtim të qartë me nismën e Berlinit. Ku dallon njëra me tjetrën? Nisma bazohet në bashkëpunim shtetesh të barabarta, Ballkani i Hapur në hegjemoninë serbe dhe rroftë Kosova që nuk e pranoi. Çfarë do bëjmë ne? Gjithçka që të ngrihemi në këmbë,”-tha ai.
Top Channel