Ish-kryeministri Sali Berisha ka mbërritur në qytetin e Vlorës për takimin e radhës.

Duke diskutuar vendimin e Bashës për ta përjashtuar nga grupi parlamentar, Berisha tha se kur Basha ka humbur zgjedhjet në 2017 i ka kërkuar dorëheqjen, pasi nuk mund të bëhesh lider, kur ekzekuton politikisht bashkëpunëtorët e PD.

“Ne jemi 12% më pak në vota se në 2013. Kjo është e vërteta. Sali Berisha e ka thënë në cdo foltore, se ka përgjegjësitë e padiskutueshme.

Në 2017 i kërkova Bashës të japë dorëheqjen. Në çdo dalje televizive kam thënë se standardi i humbjes së zgjedhjeve është dorëheqja.

Unë i kisha thënë se ti je lidë ri thyer. Me aktet që ti ke kryer në zgjedhjet e 2017, ti nuk bëhesh dot lider. Provoje, unë do bëj gjithçka, por je i thyer.

Nuk i dilet në pritë bashkëpunëtorëve, një nga një i ekzekuton politikisht. Po të jesh burrë i thua, por edhe ajo nuk bëhet”, tha Berisha.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA