Vulin: “Nuk negociojmë me armë të drejtuar në ballë, do mbrojmë njerëzit tanë”!

24/09/2021 16:14

Nëse Prishtina do bisedime me Beogradin, ajo, së pari, duhet të tërheqë njësitë speciale nga veriu i Kosovës, sepse Serbia “nuk negocion me armë të drejtuar në ballë”, deklaroi ministri i brendshem serb, Aleksandar Vulin.

Vulin tha se Serbia dëshiron paqe në Kosovë, por “xhandarmëria serbe do të respektojë çdo urdhër të presidentit Vuçiqc, thuhet në një njoftim të Ministrisë së Punëve të Brendshme serbe. “Xhandarmëria është e gatshme, e trajnuar, e pajisur teknikisht, por, çfarë është më e rëndësishmja, shumë e motivuar për t’i mbrojtur njerëzit e saj kudo që është e nevojshme”, u shpreh ministri.

Duke komentuar thirrjen e Bashkimit Europian për të dyja palët që t’i ulin tensionet, Vulin tha se Marrëveshja e Brukselit midis Kosovës dhe Serbisë është shkelur në mënyrë flagrante dhe pyeti nëse fjala e BE-së ka ndonjë peshë dhe nëse vlen për ndonjë gjë. “Ku është fjala e BE-së? BE-ja vlen sa nënshkrimi i saj.

Ku është Asociacioni i komunave serbe? Ne kemi pritur nëntë vjet që ata ta respektojnë firmen e tyre”, ishte komenti i tij. Dy vendkalimet kufitare në veri të Kosovës, Jarinja dhe Bërnjaku, prej pese ditësh tashmë janë të bllokuara nga serbët e Kosovës, për shkak të vendimit të Prishtinës zyrtare që të gjitha makinat me targa serbe, të pajisen me targa të përkohshme kur hyjnë në Kosovë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA