Vëllai plagos vëllain! Arrestohet me kallashnikov në parcelën e shegëve

24/09/2021 12:11

Në orën 4 të mëngjesit të kësaj të premte, një 65-vjeçar nga fshati Ngurrëz e Vogël të Lushnjës është qëlluar me armë zjarri nga vëllai i tij 70-vjeçar.

Shënjestra e atentatit Faik Veliu ndodhej jashtë banese kur është qëlluar me breshëri armë dhe ka marrë dy plumba një në kraharor dhe një në brinjë. Policia pas kërkimeve gjeti vëllain e tij 70-vjeçarin Sali Veliu me armën e krimit në dorë duke qëndruar në një parcel me pemë shege.

Banorët e fshatit nuk tregojnë nëse mes dy vëllezërve ka patur problem më parë.

Autori I plagosjes është tashmë në komisarit dhe po merret në pyetje ndërsa vëllai I tij më I vogël është dërguar në spitalin e traumës në tiranë për shkak të gjendjes së rëndë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA