Gjykata rrëzoi sërish për herë të dytë brenda një kohe të shkurtër, kërkesën për lirimin e Selim Çekajt të arrestuar për trafikimin e 49 kilogramë kokainë.

Edhe këtë herë Prokuroria e Posaçme i kërkoi gjykatës që Çekaj të lirohet nga qelia, por gjykata refuzoi dhe e  la në masën e arrestit me burg.

72 vjeçari u prangos 5 muaj më parë nën dyshimet se ishte pritësi i 49 kilogramëve kokainë në portin e Durrësit.

I moshuari, i cili është babai i Arber Çekajt, edhe ai i dënuar më herët si trafikanti i 613 kilogramëve kokainë, këmbëngul nga qelia se nuk është i implikuar në trafik droge.

Madje prej 2018 kur edhe u zbulua ngarkesa e parë dhe e konsiderueshme e fshehur në një kontejner me banane të porositur nga kompania e tyre “Arberi” Garden, Selim Cekaj ka përsëritur se edhe i biri është i pafajshëm.

Dosja për të moshuarin që mbas goditjes se djalit hapi një kompani tjetër për tregtinë e bananeve, u transferua nga prokuroria e Durrësit pranë SPAK.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA