Shkon në afro 8.3 milionë numri i rasteve me Covid-19 në Afrikë

24/09/2021 16:33

Numri i rasteve me Covid-19 ka shkuar në mbi 8 milionë e 285 mijë në Afrikë.

Ndërkaq, numri i jetëve të humbura si pasojë e koronavirusit ka arritur në 20.244, që prej fillimit të pandemisë.

Në kontinent numri i përgjithshëm i rasteve arriti në 8.285.683, ndërsa numri i të shëruarve shkoi në 7.572.861.

Numri më i madh i rasteve është regjistruar në Republikën e Afrikës së Jugut, Marok, Tunizi, Libi dhe në Etiopi.

Ndërsa numri më i madh i viktimave nga COVID-19 u regjistrua në Republikën e Afrikës së Jugut, Tunizi dhe në Egjipt.

Në deklaratën Organizatës Botërore të Shëndetësisë thuhet se për të arritur objektivin e vaksinimit të 70 për qind të popullsisë afrikane deri në shtator 2022, sasia mujore e vaksinave të dërguara në kontinent duhet të rritet më shumë se 7 herë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA