Seanca për padinë ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliajt nga kreu i PD-së, Lulzim Basha është shtyrë për të dytën herë, ndërsa avokati Endrit Sefa deklaroi se kërkonin fajësinë e kryebashkiaut, i cili nuk është paraqitur në proces.

Seanca u shty pasi avokati i Veliajt, Petrit Ismaili, nuk është paraqitur, ndërsa nuk dihet ende shkaku.

Seanca e fundit e mbajtur, ishte si një seancë pajtimi mes palëve, por Basha refuzoi të ndërmerrte një hap të tillë.

Kërkesa për pajtim u refuzua edhe nga Erion Veliaj, i cili nëpërmjet avokatit të tij Petrit Ismaili, ka kërkuar që gjyqi të vijojë.

Padia për shpifje kreu i PD Basha ka bërë ndaj kreut të bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, i takon muaji tetor të vitit 2020, ku titullari i PS, në takimet gjatë fushatës, ka thënë se në kohën e tërmetit lideri i PD është bërë me 4 vila si dhe ka bërë një ndërtim pa leje.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA