Para kadastrës së Vlorës është krijuar tension i madh nga qytetarë që presin të marrin certifikatat e pronësisë dhe enden prej vitesh në dyert e institucionit.
Ajo tha për Top Channel se ka 30 vite që endet dyerve të hipotekës për ndarjen e pasurisë mes 5 motrave dhe vëllait.
“A ka mundësi të takohem me titullarin e hipotekës? Kam 31 vite që unë po vuaj. Kanë 31 vjet që tallen me ne. Ju jeni Policia e Shtetit? O zotëri a ka mundësi të marr një kontakt me një jurist ose titullarin e institucionit?”, tha ajo.
Kadastra e Vlorës e cila ka qenë vazhdimisht në qendër të vëmendjes për problematika të ndryshme ka bërë që në këtë institucion të verifikohen lëvizjet e ndryshme , që nga regjistrime, legalizimet dhe deri te mungesa e marrëdhënies korrekte me qytetarët.
Top Channel