Një 51-vjeçar është arrestuar në Kukës pasi në shtëpi iu gjet armë pa leje dhe fishekë.

Në banesën e shtetasit me iniciale A.D.,k në fshatin Tejmoll, policia sekuestroi një armë zjarri tip pushkë, një sasi municioni luftarak dhe një palë dylbi.

Njoftimi i policisë:

Sekuestrohet një armë zjarri tip pushkë dhe municion luftarak.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kukës, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë në fushën e armëmbajtjes pa leje, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, arrestuan në flagrancë shtetasin A. D., 51 vjeç, banues në fshatin Tejmoll.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri tip pushkë, një sasi municioni luftarak dhe një palë dylbi.
Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve dhe e municionit luftarak”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA