“Institucioni më i korruptuar në vend”/ Gruaja bërtet me të madhe jashtë Kadastrës së Vlorës: Drejtësi e mykur!

24/09/2021 10:14

Qytetarët e irrituar që presin prej vitesh të marrin pronësinë nga Kadastra e Vlorës janë të shumtë, ndërsa ditën e sotme një grua thërret me të madhe se është institucioni më i korruptuar në Shqipëri.

Ajo tha për Top Channel se ka 30 vite që endet dyerve të hipotekës për ndarjen e pasurisë mes 5 motrave dhe vëllait.

“Janë mykur, është mykur drejtësia në Shqipëri, hajde tani të dalin punonjësit, ky është institucioni më i korruptuar në këtë vend. Dosjet tona 30 vjet, ku janë! 30 vjet pjesëtim pasurie 5 motra me vëllanë e vet, do testament ajo, kështu ky është institucioni më i degjeneruar në gjithë Shqipërinë, kështu funksionon hipoteka”, tha gruaja.

“Se kërkoj të drejtim time këtu më sjellin policinë, policinë, policinë, kush është policia, a nuk kam unë të drejtën si qytetare?!”

“Që nga 95 deri në 2021, bjer dokumente fallto Vojushe dhe Dhimitër Mici edhe ata i quajnë të mirëqena.  Kam të drejtat e mija si qytetare evropiane. Kam 30 vjet, Artan Lamja thotë qytetarë do vini të pajisen me certifikata pronësie, firmat e ndërtimit, ata që mbushin xhepat, ne që jemi pronarë nuk marrim asnjë informacion”, tha ajo.

Kadastra e Vlorës e cila ka qenë vazhdimisht në qendër të vëmendjes për problematika të ndryshme ka bërë që në këtë  institucion të  verifikohen lëvizjet e ndryshme , që nga regjistrime, legalizimet dhe deri te mungesa e marrëdhënies korrekte me qytetarët.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA