Vazhdojnë protestat në Australi kundër vaksinimit me detyrim, ndërkohë që edhe numri i rasteve me Covid-19 vazhdon të rritet.
Protestat kanë shpërthyer gjatë gjithë javës pasi qeveria e Victorias mbylli industrinë e ndërtimit për dy javë dhe e bëri të detyrueshëm vaksinimin e punëtorëve të ndërtimit. Protestuesit dolën në rrugët e Melburnit, Ballarat, Geelong, Surf Coast Shire dhe Mitchell Shire, duke u përballur me një prani të shtuar të forcave policore në shumicën e zonave.
Qindra persona u mblodhën në Shenjtërinë e Kujtimit, memoriali i luftës në Melburn, duke brohoritur mesazhe kundër kryeministrit të Victoria-s, Daniel Andrews. Të paktën 62 persona u arrestuan të martën pasi përleshjet midis protestuesve dhe policisë në qytetin e dytë më të madh të Australisë lanë 4 persona të plagosur, përfshirë një gazetar.
Kryeministri i Australisë, Scott Morrison, i cili është në SHBA, i quajti protestat “të turpshme” dhe “mosrespektuese”. “Sjellja e tyre ishte e turpshme. Kjo ishte pa respekt dhe i çnderoi ata australianë që kanë bërë sakrificën e fundit dhe unë shpresoj që të gjithë ata që ishin në to do të kenë turp”, u citua të ketë thënë ai nga ABC News.
Top Channel