SPAK kërkon konfiskimin e pasurisë së dy anëtarëve të një organizate kriminale, Jusel Micit dhe Mendim Domit
Një djal 16 vjeç dhe një tjetër 17 kanë mbetur të plagosur pas një konflikti për shkaqe banale mes të rinjve.
Incidenti ka ndodhur rreth orës 14:45 në Kamzë. Policia ka shoqëruar 17-vjeçarin me iniciale R.V. pasi dyshohet se është autori i plagosjes së të miturve, ndërkohë që grupi hetimor vazhdon hetimin.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 14:45, në Kamzë, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, janë dëmtuar dy shtetas të mitur 16 vjeç dhe 17 vjeç, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Sherbimet e Policisë kanë bërë shoqërimin për veprime të metejshme të shtetasit R. V, 17 vjeç, si autor i dyshuar i ngjarjes.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Top Channel