Ish-deputeti i Bashës flet për krizën brenda opozitës: Kështu siç jemi nuk ofrojmë shpresë!

23/09/2021 22:04

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Aldo Bumçi, i cili ka mbështetur aksionin e ish-kryeministrit Sali Berisha për ringritjen e PD-së, thotë se në këtë pikë që është opozita nuk mund të shkojë në fitore.

I ftuar në emisionin “Open”, në Top Channel, Bumçi tha se opozita pas humbjes së zgjedhjeve hyri në një krizë të thellë, e cila u thellua edhe më shumë gjatë muajve të verës.

Aldo Bumçi: Njerëzit kishin nevojë për shpresë dhe në 25 prill ishte momenti për të shpëtuar nga kjo periudhë e errët traume. Fitoren nuk e arritëm prej masakrës zgjedhore dhe nuk u mobilizuam në mënyrë të plotë dhe nuk koordinuam çdo burim opozitar. Në këtë traumë që sjell humbja e dytë opozita kishte pikëpyetje edhe pa ardhur kjo ngjarje, kishte një krizë brenda opozitës, si e mundim ne Ramën? A na çon dot Basha drejt fitores?

Gjatë verës kriza u thellua! Basha dhe kandidatët që kandiduan përballë tij nuk e kishin masakrën zgjedhore si kryefjalë por e vinin theksin te dobësitë e tij dhe të organizimit. Në tre muaj raporti më kritik në 30 vite raporti më kritik për 30 vite nuk u përdor çështja e patronazhistëve, të dhënat personale.

Vjen dhe goditja me përjashtimin e Berishës. Kjo opozitë sot është në krizë të thellë. Siç jemi ne nuk ofrojmë shpresë. Por kush mund ta rrëzojë Edi Ramën? Partitë nuk krijohen në inkubator që të krijojmë një të re dhe të zëvendësojë PD. Atëherë duhet të rregullojmë PD-në. Sot ne siç jemi nuk shkojmë dot në fitore.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA