Izraeli kërkoi negociata të drejtpërdrejta me Libanin, kryeministri libanez do të udhëtojë drejt Uashingtonit në ditët në vijim Çmimet Nobel nuk do të ndahen me ceremoni as këtë vit për shkak të pandemisë Covid.
Në deklaratën e bërë nga Fondacioni Nobel, u njoftua se nobelistët do të marrin medaljet e tyre në vendet e tyre.
“Të gjithë do të donin që pandemia COVID-19 të përfundonte, por nuk jemi ende në atë pikë. Nobelistët do të marrin çmimet dhe medaljet e tyre në vendet e tyre këtë vit, siç bënë vitin e kaluar”, ka thënë presidenti i Fondacionit Nobel, Lars Heikensten.
Ceremonia e ndarjes së çmimeve, e cila mbahet çdo vit më 10 dhjetor, u anulua për herë të parë në gati 60 vjet për shkak të pandemisë vitin e kaluar. Ceremonia e ndarjes së çmimeve, e cila është anuluar edhe këtë vit, do të mbahet në platformë digjitale.
Para pandemisë COVID-19, ceremonia e Çmimeve Nobel ishte anuluar për herë të fundit në vitin 1956 në shenjë proteste kundër pushtimit sovjetik të Hungarisë. Ceremonia nuk u mbajt as gjatë Luftërave të Parë dhe të Dytë Botërore.
Top Channel