Trupi i pajetë i gjetur mes pyjeve të parkut natyror të Uajoming në SHBA, i përket Gaby Petitos, 22-vjeçares së zhdukur prej disa javësh rasti i të cilës preku të gjithë vendin.
Teksa pritet raporti zyrtar i autopsisë, një mjek ligjor pohoi për mediet lokale se vajza me shumë gjasë është vrarë. Gabriela kishte lënë punën e ishte nisur në një udhëtim së bashku me të fejuarin e saj Brian Laundrie, i cili është zhdukur prej disa ditësh dhe policia po e kërkon “me qiri”.
Laundrie është i dyshuari kryesor i forcave të rendit që po përdorin deri dhe qenë me erë dhe helikopterë për ta gjetur. Çifti ishte nisur për rrugëtim në muajin korrik. Por postimet e Gabrielës në rrjetet sociale u ndërprenë papritur nga fundi i gushtit dhe në 1 shtator, Brian u kthye në shtëpi i vetëm.
Ai nuk pranoi t’i përgjigjej asnjë pyetjeje mbi vajzën, familja e së cilës iu lut t’i tregonte ç’kishte ndodhur me të. Mësohet se dyshja kishin pasur disa herë konflikte. 23-vjeçari u zhduk së fundi dhe vetë dhe policia po e kërkon për ta marrë në pyetje.
Top Channel