Qeveria e Kosovës ka dalë me ofertë për shtetin serb për zgjidhjen e problemit me tabelat e veturave.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti përmes një konference për media, ka bërë ofertë publike që të dy shtetet t’i heqin tabelat e përkohshme.
Zëvendësimi i tabelave përveç në kufi është bërë nga policia edhe gjatë hasjes së tyre në qarkullim brenda vendit.
Por, Kurti i pyetur se si do të bëhet zëvendësimi i targave ilegale në veri, thotë se policia nuk do t’i ndjek që ti detyroj zëvendësimin e tabelave.
Lidhur me qëndrimin e Ministrit për Komunitetet dhe Kthim, Goran Rakiq me protestuesit, Kurti thotë se ai nuk ka shkuar aty si pjesëmarrës andaj nuk mendon ta shkarkoj.
Ai nuk ka mohuar faktin se në mesin e protestuesve mund të ketë ish anëtar të strukturave paralele.
Kurti është shprehur i bindur për vazhdimin e reciprocitetit, dhe për këtë u ka bërë thirrje qytetarëve serb që të mos e bllokojnë lirinë e lëvizjes, duke thënë se eskalimi i situatës i konvenon vetëm Vucic.
E mërkura shënon ditën e tretë që kur hyri në fuqi masa reciproke me Serbinë për përdorimin e tabelave të përkohshme.
Që nga dita e parë banorët serb të komunave me shumicë serbe në veri të vendit, bllokuan rrugët që qojnë në dy kufijtë me Serbinë në veri, atë të Jarinjës dhe Bërnjakut.
Derisa në kufijtë e pjesëve të tjera të vendit me Serbinë, vazhdojnë të jenë të hapur, dhe serbët po i pranojnë tabelat e përkohshme.
Top Channel