Tërmeti i fuqishëm godet Australinë, thërrmohen ndërtesat në Melburn-panik nëpër rrugë!

22/09/2021 11:04

Një tërmet me fuqi prej 5.9 sipas shkallës Rihter goditi pjesën juglindore të Australisë, duke shembur e dëmtuar një sërë ndertesash në qytetin Melbourne, e duke bërë që njerëzit të dalin të tmerruar nëpër rrugë.

Epiqendra ishte relativisht pranë sipërfaqes, ne një thellësi prej vetëm 10 km. Lëkundjet e dhunshme të tokës u regjistruan në 9 e 15 minuta sipas orës lokale. Melburni ka hyrë në një izolim 8 javor për shkak të koronavirusit, e për këtë arsye, shumë banore ishin në shtëpi.

Pronari i restorantit Betty’s Burgers tha në rrjetet sociale se një copë e madhe metalike qe shkëputur e po varej rrezikshëm në pjesën e përparme të tij dhe shkroi se ishte fat që në ato momente nuk kaluan njerëz në zonë.

Kryeministri i Australisë, Scott Morrison u shpreh megjithatë se : “nuk ka raporte për lëndime serioze dhe ky është lajm shumë i mirë”. Lëkundjet u ndien edhe në Australinë Jugore dhe në Uellsin e Ri Jugor.

Pas tërmetit kryesor u regjistruan edhe dy goditje te tjera me magnitudë 4. dhe 3.1.Ndonëse ky është tërmeti më i fuqishëm në Australi këto vitet e fundit, dëmet e tij nuk ishin aq të mëdha sa c`mund të pritej, thonë mediat lokale, edhe pse ne Melburn u shkatërruan një sere ndërtesash.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA