Tensionet në kufi, Varhelyi shuplakë të dy palëve: “Siguroni urgjent lirinë e lëvizjes”

22/09/2021 15:24

Teksa Serbia pret përgjigjën e BE-së nëse marrëveshja e Brukselit është e ligjshme ose jo, mes ngërcit të krijuar me targat në kufirin me Kosovën, komisioneri europian i zgjerimit i hoqi vërejtjen të dyja palëve.

Përmes një postimi në “Twitter’, ai kërkoi uljen e menjëhershme të tensioneve dhe kërkoi prerazi të zhbllokimin e situatës. “Është e rëndësishme që Kosova dhe Serbia të tregojnë vetëpërmbajtje dhe të ulin tensionet, t’i kthehen dialogut e të sigurojnë lirinë e lëvizjes pa vonesë. Veprimet e njëanshme nuk janë kurrë zgjidhje. Ato çojnë vetëm në tensione të panevojshme, ndaj dhe duhet të tërhiqen”, ka shkruar Varheyli.

Vuçiç deklaroi një ditë më parë se Kosova duhet të ndryshojë vendimet e saja “të këqija” ose në të kundërtën, shteti i tij do të ndërmarrë masa, pa specifikuar se për çfarë masash bëhet fjalë.

I dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Mirosllav Lajçak, i cili ishte në Prishtinë e Beograd këto ditë, ka shprehur gjithashtu shqetësim për situatën e krijuar, ndërsa përmes telefonit, sipas burimeve të BE-së, me Kurtin e Vucicin ka biseduar edhe Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Europian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell.

Vetë kryeministri Albin Kurti ofroi një zgjidhje: si Kosova ashtu edhe Serbia duhet t’i heqin sipas tij targat e përkohshme të automjeteve.
“Oferta jonë besoj se është tejet praktike përveçse bujare: le t`i heqim targat e përkohshme të dyja palët në mënyrë që qytetarët të qarkullojnë sa më shumë e më sa më pak vonesa”, tha Kurti.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA